Shpresa e kosovarëve për liberalizimin e vizave do të zhvendoset edhe në një vit tjetër, derisa mbetet e paqartë nëse një gjë e tillë do të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.
Derisa u shpresua shumë që gjatë kryesimit të Këshillit të Evropës nga Gjermania, do të ndodhte liberalizimi i vizave për kosovarët, këtë nuk e mendon diplomatja Viola von Cramon.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian shpreson që heqja e vizave për Kosovën të ndodh në fund të vitit 2021.
“Kjo mund të vihet në rendin e ditës gjithashtu edhe në takimet e mbetura të kryesuara nga Gjermania, megjithatë, në këtë moment ka shumë të ngjarë që ‘drita e gjelbër’ përfundimtare do të vijë vetëm në presidencat e mëvonshme të Këshillit. Shpresojmë që Këshilli do të sjellë një fund të suksesshëm për këtë deri në fund të vitit të ardhshëm”, ka thënë Von Cramon për KosovaPress.
Lexo më shumë këtu