Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk do të duhej të pranonin kërkesën e Malcolm Simons për të shpalosur publikisht akuzat e tij ndaj misionit të EULEX-it, ka thënë raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon.

Sipas saj, do të duhej të kishte një raportim te kryetari i kuvendit dhe jo një dëgjim publik.

”Deri tash nga ajo qe kemi parë, deklarimet e tij, akuzat e tij u bënë për konsum publik”, ka thënë Von Cramon për KlanKosova.

”Asnjë prej tyre nuk mund të konfirmohet nga misioni i EULEX-it dhe mendoj së është thjeshtë e papranueshme që një person i tillë qe ka një agjende politike të akuzojë misionin e EULEX-it, në këtë mënyrë të deleguar dhe të ndjeshme në këtë kohë kur ka zhvillime në Dhomat e Specializuara të Kosovës për të nënvlerësuar këtë proces atje, por po ashtu edhe për vet institucionin e BE-së”.

Politikanja gjermane e ka vënë në dyshim qëllimin e akuzave të ish-kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simons.

”Eshtë intersant që dikush qe ka punuar në këtë institucion dhe pastaj e ka lënë ate para 4 viteve të dalë me këto akuza katër vite pas. Kështu që në lidhje me deklarimin e tij ka shumë pyetje që mund të shtrohen tash”, është shprehur Von Cramon.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *