Të gjitha partitë në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme, ka thënë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Gjatë ditës së premte, Gjykata Supreme publikoi vendimin ndaj ankesave të partive politike për certifikimin e listave për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas vendimit, ish-kryeministri Albin Kurti nuk do të lejohet të jetë në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e parakohshme, dua të theksoj se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *