Votat e diasporës për zgjedhjet e 14 shkurtit janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se ka nis procesin e tyre të vlerësimit.
“Ky proces ka për qëllim të verifikojë nëse pakot në fjalë janë dërguar nga votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit, apo nëse pakot e dërguara plotësojnë kriteret ligjore”, ka deklaruar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Ndërsa, arsyet e hetimit të këtyre votave nga Prokuroria ende nuk dihen, transmeton Koha.net.
Deri tani, përpos votave nga diaspora ende nuk ka nisur as numërimi i votave me kusht.