Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka pranuar përmes postës së shpejtë rreth 3000 zarfe me vota nga diaspora.
“Të shtunën i kemi marr diku rreth 3 000 zarfe nga posta e shpejtë dhe ky është kontigjenti i parë”, ka thënë për Ekonomia Online, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së Burim Ahmetaj.
Ahmetaj gjithashtu ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe shpërndarja e kabinave të votimit për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, derisa fletëvotimet e shtypura pritet të arrijnë të premten.
Lexo më shumë këtu