Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar qeveria e re e kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev.

Me 62 vota pro dhe 51 kundër u votua qeveria e koalicionit LSDM dhe BDI arritur pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit.

Më poshtë, përmes AlsatM, lexoni emrat e kabinetit qeveritar:

Kryeministër – Zoran Zaev
Zëvendëskryeministër i parë – Artan Grubi
Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Nikolla Dimitrov
Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Ljupço Nikollovski

Qeveria e re do zë ketë edhe 15 anëtarë të tjerë si:
Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovki
Ministër i Mbrotjes – Radmilla Shekerinska
Ministër i Financave – Fatmir Besimi
Ministër i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi
Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Ministër i Punëve të Jashtme – Bujar Osmani
Ministër i Drejtësisë – Bojan Mariçiq
Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Mila Carovska
Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jagoda Shahparska
Ministër i Bujqësisë – Arijanit Hoxha
Ministër i Kulturës – Irena Stefoska
Ministër i Vetëqeverisjes Lokale – Goran Milevski
Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Jeton Shaqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *