Votuesit jashtë vendit që kanë përmbushur kriteret për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të mund të votojnë nga dita e martë.
“Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës duke filluar nga data 2 shkurt. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Siç transmeton Klan Kosova, Elezi ka njoftuar gjithashtu se gjatë ditës së hënë do të ketë “një raport të detajuar se sa është numri i aplikacioneve të cilat janë pranuar deri më 21 janar, sa prej tyre janë aprovuar dhe sa janë refuzuar”.