Është vrarë kanidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, pas gjuajteve me armë të mërkurën mbrëma në Pejë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se mbrëmë rreth orës 20:15 është raportuar për të shtëna me armë zjarri, derisa të vdekur kanë mbetur dy persona dhe një tjetër është plagosur.
Viktima e dytë është Blerand Kadrija, poashtu anëtar i PDK-së dhe ish-kandidar i kësaj partie për kryetar të Deqanit.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal kur kanë gjuajtur me armë njëri tjetrin.
Në reagimin e PDK-së për ngjarjen, u janë shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve.