Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është takuar me të dërguarin special të SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Takimi ka ndodhur në Mynih të Gjermanisë, ku po organizohet Konferenca për Siguri.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e tarifës. E falënderoj Richard Grenellin, Mike Pompeon dhe presidentin Trump për këmbënguljen që taksa të hiqet urgjentisht, në mënyrë që negociatat tona me Prishtinën të vazhdojnë” shkroi Vuçiçnë Twitter, transmeton Gazeta Shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *