Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj raportit të fundit të Parlamentit Evropian ku për herë të parë shprehet qëndrimi se Bashkimi Evropian pret “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës.

“Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam”, deklaroi të mërkurën presidenti serb.

Siç transmeton REL, Vuçiq tha se korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet mbi “normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve, dhe jo njohjes.

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar të martën, më 14 qershor raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *