Bashkimi Evropian nuk i ofroi asgjë të madhe Serbisë derisa Shtetet e Bashkuara po kujdesen për ndihmë ekonomike, është shprehur presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, është shprehur Vuçiq gjatë një interviste për Kleine Zeitung, transmeton Koha.net.

Vuçiq nuk ka hezituar ta theksoj se SHBA-të kanë treguar qasje tjetër ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, ka thënë Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *