Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur qëndrimin se nuk do të njoh pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, në intervistën e fundit dhënë “Veçernje Novosti” ai ka theksuar se mosnjohjen mund ta garantoj vetëm deri në zgjedhjet e vitit 2022, të cilat i ka paralajmëruar që në ditën kur fitoi mandatin e ri.

“Nuk e di se çka do të duhej të ndodhte që kjo të ndryshonte. Ne kemi dhënë gjithçka nga vetja. Kemi bërë një politikë të mençur, i kemi ruajtur serbët nga konfliktet. Duke mos bërë heroin, ne kemi ruajtur jetët e serbëve në Kosovë. Kemi investuar në qëndrimin e tyre. I njoh 1000 njerëz që do të dëshironin konflikt për arsye të panumërta, por kur i pyes çka nëse vëllai yt do të kthehej në arkivol, atëherë mendojnë ndryshe”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Koha.net.

Ai gjithashtu tha se pret që për Serbinë të rritet presioni pas fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *