Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se gjatë vitit 2021 do të ketë sfida të vështira për vendin e tij.
Një ndër sfidat, sipas tij, është edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk është një vit i lehtë për të luftuar me COVID-10, presionet rreth Kosovës po vijnë,” është shprehur Vuçiq për Tanjug, transmeton gazeta Express.
Ai ka paralajmëruar se Serbinë e pret një vit i vështirë dhe se “ka shumë sfida para nesh”.