Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka mbrojtur deklaratën e tij ku ka bërë krahasimin mes Kosovës dhe regjionit Nagorno Karabak që ka sjellë luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Konflikti në Nagorno Karabak ka treguar shembullin e një konflikti të ngrirë, por kur dikush e shkrin atë, mund të përshkallëzojë në një katastrofë të vërtetë”, ka thënë Vuçiq.

Gjatë ditës së enjte, presidenti serb tha se në Kosovë mund të ndodhë një konflikt i llojit të Nagorno Karabakut nëse përpjekjet për kompromis dështojnë.

Vuçiq tha se deklarata e tij ka qenë “mjaft e saktë dhe precize”.

“Unë thashë që konflikti në Nagorno Karabak ka qenë i ngrirë dhe më pas është shkrirë dhe se kushdo në të ardhmen mund të na çojë drejt një katastrofe dhe deri te një konflikt, gjë që nuk na nevojitet”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *