Serbia “lufton për sovranitetin” e saj territorial dhe është “e angazhuar për dialog” me Kosovën, ka thënë Presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai është shprehur se dialogu nuk ka alternativë dhe se është e domosdoshme mbështetja e bashkësisë ndëkrombëtare.

Këto qëndrime Vuçiq i shprehu gjatë mbajtjes së samitit dydutir në Beograd në shënimin e 60-vjetorit të konferencës së parë të Lëvizjes së të Painkuadruarve.

Ndëkrohë, përmes një video-mesazhi, Sekretari i OKB-së, Antonio Guterres, vlerësoi se Lëvizja e të Painkuadruarve ka një rol të rëndësishëm në botë dhe se ajo po mbahet në një kohë sfidash të jashtëzakonshme, transmeton REL.

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Abdullah Shahid, i cili po merr pjesë në samit, theksoi se bota ka nevojë për një adresim të vazhdueshëm të paqes dhe miqësisë.

“Kjo Lëvizje i shërben kësaj. Kushtet kanë ndryshuar që nga viti 1961, por nevoja për diplomaci nuk ka ndryshuar”, tha Shahid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *