Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka një plan apo marrëveshje për çështjen e Kosovës.

“Ditëve të fundit ka pasur shumë lajme të rreme për atë se si bëhen marrëveshjet e mëdha dhe për atë se si plani tashmë është hartuar. Nuk ekziston asnjë plan i madh dhe asnjë marrëveshje e madhe”, tha Vuçiq në Beograd, pas kthimit nga një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Vuçiq përsëriti se kushti i tij është që të mos ketë bisedime thelbësore me Prishtinën, derisa të hiqet taksa 100 për qind që Kosova u ka vënë mallrave serbe.

“Sa u përket çështjeve taktike, në Uashington kemi diskutuar për të ashtuquajturin mini-shengen, lëvizjen e shpejtë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit, si dhe për ndërtimin e autostradës dhe vendosjen e linjës hekurudhore dhe ajrore”, tha Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *