Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje serkrete mes tij dhe Prsidenetit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke folur për TV Prva, ai tha se me presidentin kosovar ka kohë që s’ka zhvilluar diskutime serioze, transmeton Klan Kosova.

Duke i komentuar deklarimet e Albin Kurtit, i cili ka thënë se ka një marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuçiq, ky i fundit i quajti këto si “teori absurde konspirative”.

Vuçiq tha se aktualisht nuk ka kurrfarë bisedime me Kosovën dhe se shpreson që në Prishtinë të jetë dikush me të cilin do të mund të bisedohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *