Disa ditë para takimit në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është shprehur pozitiv për zgjidhjen e problemeve por nuk e di nëse do të ketë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se përparimi është i nevojshëm, por nëse është i mundur, do ta shohim”, është shprehur Vuçiq.
Takimi i radhës mes Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti do të ndodh më 19 korrik në Bruksel.
“Duam të bisedojmë, t’i zgjidhim problemet konkrete, nga personat e zhdukur e gjithçka tjetër”, ka thënë Vuçiq pak ditë para takimit, transmeton REL.
Ky takim do të jetë i dyti mes Vuçiq dhe Kurtit. Ata u takuan më 15 qershor por nuk arritën të pajtohen për diçka konkrete.