Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë të hënën se Serbia do të reagoj ndaj veprimeve të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për vendosjen e targave të përkohshme për veturat që futen nga Serbia.
“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë Vuçiq në një paraqitje për media.
Mëngjesin e së hënës, forca policore të Kosovës janë vendosur në pikën kufitare në Jarinjë për të mbikqyrur vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave që futen nga Serbia.
Veprimet kanë nxitur protestë nga një numër qytatrësh serbë në atë pjesë, derisa situata ka kaluar e qetë e mbikqyrur edhe nga KFOR-i.
Presidenti serb ka parlajmëruar se të martën mund të vendoset për masa ndaj Kosovës të cilat i ka quajtur “të dhimbshme”.
“Nesër do të flasim për masat tona, do të jenë të dhimbshme, e sidomos në aspektin ekonomik. Shpresoj të mos jetë e nevojshme të marrim këto masa”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express.