Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i ka thënë këtij të fundit se “kurrë” nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës.

“Shikoni se çfarë pyetje kanë ngritur. E para, 10 herë e ka përmendur fjalën pranimi i Kosovës duke pyetur kur, kur, kur do të ndodhë dhe ka marrë vetëm një herë përgjigje dhe të fuqishme ‘kurrë’”, ka thënë Vuçiq gjatë ditës së mërkurë.

Gjatë një konference për media, në lidhje me takimin e zhvilluar në Bruksel të martën, Vuçiq tregoi se një nga kërkesat e shtetit të tij ndaj palës kosovare ka qenë këkesa për kërkimet në disa lokacione si të dyshuara ku mund të ketë trupa të varrosur të serbëve.

“Shefi i delegacionit të tyre na ka thënë se nuk do të lejojmë që të kryhen zhvarrime pasi do të mendohet se shqiptarët kanë kryer krime ndaj serbëve”, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.net.

Vuçiq gjithashtu u tha gazetarëve se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë i pamundur në një atmosferë të krijuar nga takimi i fundit.

“Unë e di se sa njerëz të papërgjegjshëm ka në Prishtinë e të cilët mund të bëjnë lloj-lloj mrekullish. Andaj unë i bëj lutje bashkësisë ndërkombëtare që të kujdesen që të mos ndodhin incidente”, është shprehur Vuçiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *