Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të rifillojë dialogun me Kosovën në ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lideri serb tha se një zgjidhje nga dialogu do të duhej të ishte pa ultimatume dhe jo e imponuar.
“Konsiderojmë se një marrëveshje kompromisi do të thotë: askujt gjithçka, gjithkujt mjaftueshëm”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton REL.
Vuçiq gjithashtu tha se Serbia nuk do të njoh Kosovën e pavarur.
Ndërkohë, pas takimit, Lajçak tha se vendet e BE-së presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdoj me mirëbesim.