Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se taksa e vendosur nga Kosova fillimisht ka pasur mbështetje nga një vend i fuqishëm evropian.
Duke folur për TV Hepi të Beogradit, ai tha se kjo mbështetje për vendosjes së taksës u bë që Serbia të largohet nga dialogu.
“Amerikanët kundërshtuan më zëshëm sesa europianët dhe unë gjithë kohën e di – është e pamundur që shqiptarët ta bëjnë këtë pa ndihmën e dikujt. Kuptohet, shqiptarët kanë pasur mbështetjen e një fuqie të madhe europiane, në mënyrë që Serbia të thotë braktisim dialogun dhe që Serbia të mos mund të kërkojë as veriun e Kosovës, as Anamoravën e Kosovës, e as ndonjë pjesë tjetër, që të rrënohet cilido plan sipas të cilit Serbia do të fitonte diçka”, është shprehur Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar: “Cili është thelbi? Pas një kohe në lidhje me taksën, nga Europa kanë nisur të na akuzojnë se nuk kemi përmbushur disa marrëveshje energjetike dhe atëherë e kuptova se ku është qëllimi, meqë veçmas një vend insistonte në përmbushjen e marrëveshjes energjetike që është një nga 48 marrëveshjet, meqë ata duan kështu të përfitojnë më shumë para. Ndërsa për Bashkësinë (Asociacionin) e Komunave Serbe as që ua bën.“
Lexo më shumë këtu