Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Lilana Stevanoviq.

Suspendimi i Stevanoviqit u bë pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin serb. Ajo ishte pjesë e grupit të serbëve të Kosovës që takoi Vuçiqin në Beograd, kur u mësua se Serbia nuk do të mund t’i organizojë zgjedhjet e saj edhe në territorin e Kosovës.

Sipas Vuçiq, suspendimi i gjykatëses ka ndodhur me urdhër të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

“Me vendim të tij [Kurtit], ai synon të sulmojë serbët kudo janë. Pro çka do që të bëni, Serbia është me popullin e saj”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton KOHA.

Vuqçiq gjithashtu tha të enjten se do të ketë edhe shkarkim për “të gjithë komandantët dhe policët serbë” të Kosovës që ishin pjesë e takimit të 22 marsit në Beograd.

Lidhur me suspendimin e Stevanoviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar si “skandaloz” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *