Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq pret negociata të vështira në takimin e 4 shtatorit në Uashington me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
“Tema e vetme e bashkësisë ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën, pavarësisht nga agjendat, është njohja e Kosovës”, ka thënë Vuçiq i cila ka konfirmuar se ka pranuar agjendën zyrtare për këtë takim.
Në një prononcim për televizionin serb Pink, ai tha se pret një befasi nga ky takim por nuk dha shumë shpjegime.
“Nuk ka rëndësi se nën çfarë lloj shantazhi jemi, ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesat e shtetit. Deri më tani, ne nuk kemi analizuar atë që Serbia ka sot në Kosovë dhe çfarë është reale që mund të marrim”, tha presidenti serb, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ai gjithashtu tha se Serbia “duhet të paguajë çmimin e politikave të pasuksesshme nga vitet 1990”.
Lexo më shumë këtu