Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas njoftimit se Policia e Kosovës ka filluar patrullimin e vijës kufitare në hapsirën e Liqenit të Ujmanit.

Të enjten, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi për patrullimin e policisë në pjesën veriore.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, ka shkruar Sveçla.

Pas kësaj, Presidenti serb tha se “shqiptarët heshtur dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”.

Ai i bëri këto komente në një fjalim në një qytet në jug të Beogradit, transmeton VOA.

Presidenti serb tha se ky veprim paraqet shkelje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ai tha se sipas marrëveshjeve “policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, pra serbët duhet të jenë aty”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *