Ditë më parë, Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi se qeveria e drejtuar nga ai dëshiron edhe përfshirjen e opozitës në organizimin e procesit të dialogut me Serbinë.

Por, kjo qasje e tij nuk është pritur me gatishmëri nga dy partitë e mëdha opozitare. Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se nuk do të përfshihen në procesin e dialogut përmes qeverisë së Hotit, në Partinë Demokratike të Kosovës presin që të ketë një ftesë zyrtare.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të bëhet palë me një qeveri të tillë, e cila jo vetëm që është jolegale dhe jolegjitime, por një qeveri që tashmë ka krijuar raport të pabarabartë ndaj Serbisë, duke hequr masat e reciprocitetit, si parakusht për të vazhduar bisedimet me Serbinë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Rexhep Selimi, shef i Grupit Parlamentar të VV-së.

Ndërkohë, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, tha se “Partia Demokratike e Kosovës do të shqyrtojë me seriozitetin më të madh çdo ftesë që vjen nga institucionet e vendit, sidomos lidhur me temën e dialogut, pasi që edhe ne jemi të interesuar se si do të duket realisht qasja e këtij kryeministri në raport me këtë temë.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *