Kosovën dhe Serbinë e presin vendime dhe kompromise të vështira dhe për këtë duhet me sinqeritet t’i tregohet publikut, ka thënë Damon Wilson, zv. President i Këshillit Atlantik.

“E mirëpres ndihmën e Presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe negociatat. Është më shumë se e nevojshme të ketë bisedë të sinqert me publikun në Kosovë dhe Serbi për faktin se do të ketë vendime dhe kompromise të vështira [që do të jenë] të nevojshme,” ka thënë Wilson, transmeton RTK.

Ai ka thënë se duhet të ketë guxim politik dhe lidership, dhe kjo të tregohet, në mënyrë që njerëzit të fokusohen drejt të ardhmes.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *