Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden duke u shprehur i lumtur për ditët “që kemi para nesh”.  

“President Biden, unë jam i lumtur për kohën që kemi para nesh në të cilën besoj se do të thellojmë aleancën midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe lidhjet e ngushta dhe miqësinë midis nesh dhe qytetarëve tanë”, ka thënë Zaev, transmeton REL.

Edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut ka uruar Bidenin, duke theksuar se SHBA-të janë partner strategjik.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë strategjik, i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë në vend dhe integrimin tonë euro-atlantik”, thuhet në mesazhin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Demokrati Joe Biden u inaugurua të mërkurën si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bëri betimin si nënpresidente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *