Pronari i klubit futbollistik Chelsea, miliarderi Roman Abramovich, ka patur investime sekrete në lojtarë që nuk janë pjesë e ekipit të tij.

Një investigim që ka sjellur deri te rrjedhja e dokumenteve të quajtura FinCEN Files, të cilat janë parë nga BBC Panorama, kanë zbuluar se Abramovich ka nën kontroll kompaninë offshore me emrin Leiston Holdings.

Kjo kompani ka investuar interesa në lojtarë futbolli jashtë Britanisë së Madhe, transmeton BBC.

Pas publikimit të lajmit, zëdhënësja e Abramovich ka thënë se nuk është bërë asnjë thyerje e rregullave nga drejtuesi i Chelseat.

Një nga lojtarët në të cilët Abramovich ka investuar është edhe peruani Andre Carrillo, i cili në vitin 2014 kishte luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat. Kështu, ai u paraqit në dy ndeshjet e kësaj përballje, që i bie se gjatë dy takimeve në fushë Abramovich ka patur nën interesat e tij 12 lojtarë.

Ish drejtuesi i Asociacionit të Futbollit në Angli, Lord Triesman, e ka vënë në dyshim nëse është “në rregull” që një pronar i një klubi futbolli të ketë interesa në lojtarë të ekipeve tjera.

“Krijon dyshime dhe hije në gjithë futbollin. Nga dokumetet që kam parë, unë do të bëja investigime.”

Gjithashtu, sipas një hulumtimi nga BBC News Arabic është zbuluar se Abramovich kontrollon kompani që kanë dhënë donacion 100 milionë dollarë për një organizatë izraelite që operon në Jerusalemin Lindor të okupuar.

Sipas hulumtimeve të BBC, është kuptuar se Abramovich është donatori më i madh i vetëm i organizatës Elad. Duke lejuar ndërtimet në zonën e okupuar të Jerusalemit, konsiderohet se Izraeli thyen ligjin ndërkombëtar, por që këtë nuk e pranon Izraeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *