Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelensky do të mbaj një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë përmes një video-lidhjeje më 3 maj.

Lajmi është konfirmuar tashmë edhe nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla e cila ka thirrur për mbledhjen e seancës së posaçme të Kuvendit.

Më herët Zelensky ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, ku nuk kanë munguar thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë.

Shqipëria është rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, në mbështetjen e Ukrainës, duke bashkëvepruar me aleatët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe duke kontribuar në koordinimin politik në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta dënuar pushtimin rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *