Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi të enjten se trupat ruse kontrollojnë afërsisht një të pestën e vendit të tij, përfshi Gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe territoret në lindje të kontrolluara nga separatistët pro-rusë që nga viti 2014.

“Sot, rreth 20 për qind të territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve”, deklaroi Zelensky gjatë adresimit të tij në parlamentin e Luksemburgut.

Forcat ruse morën kontrollin e pjesës më të madhe të një qyteti industrial ukrainas si pjesë e përpjekjes së tyre për të kontrolluar rajonin lindor të Donbasit, teksa vazhdojnë të shënjestrojnë hekurudhat të përdorura për transportimin e armëve nga aleatët perëndimorë të Kievit, ndërsa lufta i afrohet ditës së saj të 100-të.

Ndërkohë Ukraina po punon me partnerët e saj ndërkombëtare për të krijuar një mision të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rihapur rrugët detare në Detin e Zi dhe për të eksportuar prodhimet bujqësore të Ukrainës, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Oleg Nikolenko.  /REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *