Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, është bërë bashkë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në garën e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.  

Përmes një konference për media, Osmani dhe Kurti kanë njoftuar se në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta kërkojnë votën e qytetarëve përmes një liste.

“Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën porsa e nënshkruam këtu para jush. Marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion”, ka thënë, ndër të tjera, kreu i VV-së Albin Kurti.

Kurti tha se ai do të jetë kandidat për kryeministër dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente.

Klikoni më poshtë për ta ndjekur konferencën e plotë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *