Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë detaje të tjera në përgatitje të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt në Kosovë.

Ndër të tjera, KQZ ka njoftuar se fushata para zgjedhjeve do të mbahet nga 3 deri më 12 shkurt.

“Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021. Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021. Fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021”, është thënë në mbledhje të KQZ-së, transmeton Koha.net.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë të obliguar nga dita e sotme të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *