Organizimi i zgjedhjeve lokale gjatë këtij viti në Kosovë do t’i kushtoj buxhetit të vendit rreth 7.5 milionë euro.
Përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve kanë filluar në fillim të vitit, ka thënë Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
“Natyrisht, sa më shumë kohë të na lihet në dispozicion, KQZ do të ketë mundësi që t’i zhvillojë të gjitha procëdurat dhe t’i arrijë të gjitha afatet ligjore ashtu siq parashihet. Natyrisht që zgjedhjet e kaluara janë mbajtur në tetor, nëse më kujtohet më 22 tetor të vitit 2017, kështu që aty diku tetori është afati kushtetues kur zgjedhjet duhet të mbahen,” ka thënë Daka për KosovaPress.
Ajo ka sqaruar se në buxhetin për organizimin e zgjedhjeve lokale është paraparë edhe organizimi i balotazhit dhe përdorimi i mjeteve mbrojtëse kundër Covid-19.