Është caktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Përmes një njoftimi nga presidenca, është bërë e ditur se mbajtja e zgjedhjeve është caktuar për datën 17 tetor të këtij viti.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në uebfaqen e presidencës.
Aty thuhet gjithashtu se presidentja ka udhëzuar KQZ-në që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale.