Subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë mësuar numrat e caktuar sipas shortit të hedhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, do të garoj me numrin 144.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 160, derisa Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 177.
Numri 119 do të jetë i Nismës Socialdemokrate, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë numrin 121.