Investitorët e huaj dëshirojnë siguri juridike, derisa mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve të përgjithshme ndikon negativisht në tëheqjen e investimeve të huaja, ka thënë Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) Arian Zeka.

“Zgjedhjet definitivisht kanë ndikim negativ për sa i përket rritjes ekonomike dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte aq më keq që në rastin tonë të njëjtat po mbahen pak më shumë se një vjet”, ka thënë Zeka, transmeton Koha.net.

Sipas tij, investitorët dëshirojnë të presin se cila do të jetë siguria juridike për ta ose çfarë do të prodhojë koalicioni i ri qeverisës në aspektin e fuqizimit të sektorit privat dhe zhvillimit ekonomik.

“Nëse i analizojmë të gjitha vitet zgjedhore prej vitit 2014 kanë qenë vitet që kemi pasur normat më të ulëta të investimeve të huaja direkte edhe pse është hipotezë ndoshta e patestuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *