Zyrtarët e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se zgjedhjet e fundit presidenciale kanë qenë “më të sigurtat në historinë e vendit”.
Kështu, zyrtarët zgjedhorë kanë hedhur poshtë pretendimet e Donald Trump për keqpërdorime dhe vjedhje gjatë numërimit të votave.
“Nuk ka evidencë të jetë humbur apo fshirë ndonjë votë, të jetë ndryshuar ndonjë votë, apo të jetë rrezikuar,” ka konstatuar një komitet i mbledhur rreth zgjedhjeve.
Këto qëndrime u bënë të ditura pas pretendimeve që republikani Trump bëri gjatë numërimit të votave, i cili tha se “janë fshirë” votat e 2.7 milionë qytetarëve.
Presidenti i deritanishëm, Donald Trump, ende nuk e ka pranuar humbjen në garën kundër demokratit Joe Biden.