Presidenti i tanishëm francez Emmanuel Macron do të kërkoj mandatin e ri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, derisa kundërkandidat do të ketë Marine Le Pen.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, mbajtur të dielën, Macron mori 27.6 për qind të votave, Le Pen mori 23 për qind.
Macron dhe Le Pen garuan kundër njëri-tjetrit edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017. Por këtë vit rezultati pritet të jetë më i ngushtë sesa atëherë.
Balotazhi do të zhvillohet më 24 prill. Fitues i balotazhit shpallet personi që merr më shumë vota.