Varësisht se cili nga dy kandidatët do të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kjo do të reflektoj në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë mbahet më 24 prill dhe votuesit do të zgjedhin njërin nga dy kandidatët: presidentin aktual Emmanuel Macron ose kandidaten Marine Le Pen.

“Nëse fiton Le Pen, jo vetëm zgjerimi i BE-së, por edhe proceset e brendshme në BE do të jenë në rrezik”, thotë një diplomat evropian për REL në kushte anonimiteti.

Le Pen është mjaft e njohur në institucionet e BE-së sepse ka përvojë edhe si deputete e Parlamentit Evropian. BE-ja gjithmonë ka pasur një vend të posaçëm në fushatat e saj zgjedhore, por jo për të mirë. Ajo gjithmonë ka kritikuar politikën e kufijve të hapur midis vendeve të BE-së, valutën e përbashkët dhe qëndrimin miqësor të bllokut evropian ndaj migrantëve. Megjithatë, ajo tani ka hequr dorë nga ideja që Franca të largohet nga blloku dhe më shumë po flet për “kthimin e sovranitetit të vendeve anëtare”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *