Derisa janë numëruar rreth 98 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, është partia e presidentit Millo Gjukanoviq, Partia Demokratike e Socialistëve, ajo që prin e para me 35.12 për qind të votave.
Menjëherë më pas, me 32.54 për qind të votave radhitet koalicioni opozitar ‘Për ardhmërinë e Malit të Zi, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën të dielën, me një pjesëmarrje prej më shumë se 75% të qytetarëve.
Sipas rezultateve të KSHZ-së, koalicioni “Paqja është kombi ynë” ka siguruar 12.55 për qind të votave, “E bardha në të zezë”, 5.57, Socialdemokratët 4.09, Partia e Boshnjakëve 3.81, Partia Social-Demokrate 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za” 1.16.