Nga rezultatet e deritanishme prej votimeve të djeshme në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, në epërsi janë partia maqedonase Lidhja Social Demoktare (LSDM), derisa nga partitë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).
Sipas njoftimin të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga përpunimi i 93.96 për qind të vendvotimeve, LSDM ka siguruar 36.12% (321 mijë vota), derisa BDI ka marrë 11.3% (101 mijë vota).
Opozita e drejtuar nga koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë marrë76 mijë vota apo 8.52 për qind të votave, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Në bazë të rezultateve të deritanishme dhe simulimit të tyre në mandate, LSDM ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca Alternativa 12, “E majta” dhe PDSH 1 mandat. Por këto ndarje të mandatave mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave.
Partia e krahut të majtë “Levica”, ka fituar 37 rreth mijë vota 3.96% për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit rreth 13 mijë vota apo 1.48% për qind.
Kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitoren e partisë së tij duke theksuar se Maqedonia e Veriut tanimë ka të ardhme edhe më të sigurt.