Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur vendimin që zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës të shtyhen, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

“Presidenti i Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës” thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës ishin paraparë të mbaheshin të dielen.

Jo shumë kohë para marrjes së këtij vendimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse i kishin rekomanduar KQZ-së pezullimin e përkohshëm të zgjedhjeve në Podujevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *