Kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, derisa partia fituese tashmë dihet.
Nga zgjedhjet e 25 prillit fituese doli Partia Socialiste me 74 mandate, derisa pas saj radhitet Partia Demokratike me 59 mandate.
Ndërkohë, sa i përket politikanëve më të votuar, i pari është Taulant Balla me 21,604 vota të fituara deri tani, kur kanë mbetur të numërohen edhe disa kuti.
Ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota, për të vijuar me kryeministrin Edi Rama me 15 871 vota, transmeton Top Channel.
Mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi.