Po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Shqipëri.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me  457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota.

LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota.

PS ka siguruar 75 mandate deri tani, pasohet nga PD me 57, LSI 5 dhe  PSD 3, transmeton Top Channel.

Pjesëmarrja në zgjedhje e së dielës ishte 48.59 për qind, përkatësisht 1.729.834 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *