Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit janë regjistruar vetëm dy koalicione parazgjedhore.

Valmir Elezi nga KQZ-ja ka bërë të ditur se janë regjistruar vetëm koalicioni Vakat, i përbërë nga Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV), dhe koalicioni Zajedno i përbërë nga Pokret za Gora (PG) dhe Gragjanska Inicijativa Gore (GIG), transmeton Koha.net.

Të gjitha subjektet politike kanë afat për certifikim për garim deri më 16 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *