Aktorja amerikane, Naya Rivera, është zhdukur gjatë pasdites së mërkurë derisa policia ka gjetur të vetëm djalin e saj katër vjeçar në një barkë në një liqen në Kaliforninë Jugore.

Aktorja 33 vjeçare kishte marrë për shfrytëzim një barkë në liqenin Piru, derisa pas gjetjes së djalit të saj, policia ka vazhduar kërkimet, të cilat janë ndaluar gjatë natës për të vazhduar të enjten.

Siç transmeton CNN, rreth tri orë pasi barka e aktores ishte larguar nga bregu, një lundrues tjetër e kishte gjetur barkën me vetëm fëmijën në te. Më pas, autoritetet kanë nisur kërkimin e aktores.

Rivera është e njohur në botën e filmit për rolin e Santana Lopez në serialin Glee.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *