Të dielën në Zvicër do të votohet propozimi për t’u larguar nga marrëveshja e lëvizjes së lirë me vendet e Bashkimit Evropian.

Edhe pse nuk është anëtare e BE-së, shteti i Zvicrës ka marrëveshje për tregti të lirë dhe lëvizje të lirë me vendet e Schengenit.

Tani, propozimi për largim nga marrëveshja për liri të lëvizjes vjen nga Partia e Popullit të Zvicrës (SVP) që dëshiron të ketë kontroll të rreptë ndaj atyre që futen në vend.

Ky propozim është vazhdimësi e referendumit të mbajtur më 2014 për të vendosur kuota ndaj emigrantëve, propozim që atëherë kaloi por që nuk i mjaftoi partisë së djathtë SVP.

Në rast se votohet për propozimin e ri këtë të dielë, analistët parashikojnë paqartësi mes Zvicrës dhe vendeve brenda BE-së pasi nuk mund të krijohet një ndarje e tillë nga liria e lëvizjes pa patur pasoja edhe në marrëveshjet e tjera, përfshirë atë të tregtisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *