Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar në lidhje me rrahjen që i është bërë gazetarit investigativ kosovar Visar Duriqi nga persona deri tani të panjohur.

Përmes një postimi në Twitter, zyra e BE-së ka bërë thirrje që shpejtë të sillet para drejtësisë kushdo që e ka kryer këtë sulm.

“Thellësisht të shqetësuar nga sulmi ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqi. Gazetarët duhet të kenë mundësinë për të punuar në një ambient të lirë dhe të sigurt. Bëjmë apel tek autoritetet që të hetojnë shpejt incidentin dhe të sjellin sulmuesit para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Gazetari Duriqi është sulmuar mbrëmjen e mërkurë nga së paku tre persona. Siq ka thënë ai, sulmi ka zgjatur diku rreth një minutë e gjysmë, transmeton Express.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e këtij rasti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *