BE-ja shtynë funksionalizimin e sistemit ETIAS
Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. […]
Hovenier: Asociacioni as edhe “një grimcë” nuk mund t’i ngjajë Republika Srpskas
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe i cili mund të ketë ndonjë ngjashmëri me Republika Srpskan në Bosnje. “Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës […]
NATO kërkon përparim në negociatat Kosovë-Serbi
NATO nxit Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparime në marrëdhëniet mes tyre, ka thënë zëvendëssekretari i përgjithshëm NATO-s, Mircea Geoana. Geoana ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me bisedimet për normalizim. Ai ka përsëritur se NATO-ja është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet. “Ne mirëpresim hapat […]
Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin bërthamor
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar sot ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në të vetmin traktat të mbetur të kontrollit të armëve me SHBA-në, traktatin New START, njoftuan mediat lokale të martën. Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në atë fjalim, […]
OKB gjen grimca të uraniumit të pasuruar në Iran
Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit. Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, transmeton REL. Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit […]
DASH thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit
Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bisedimet e zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel. “Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DASH. Më tutje, theksohet […]
Takimet në Bruksel, Kurti: Dëm që nuk nënshkruam marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në Bruksel se është trrguar i gatshëm ta nënshkruaj si marrëveshje pajtimin e tij dhe të Presidentit serb Aleksandar Vuçiq për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. “Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur […]
Borrell: Palët u pajtuan, do të publikojmë tekstin e propozimit të BE-së
Kosova dhe Serbia janë pajtuar të hënën në Bruksel se nuk duhen diskutime të tjera për të arritur qëndrime karshi propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes dy vendeve. Kështu ka deklaruar Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas takimeve me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar […]
Vuçiq: Takimi ishte “shumë i vështirë”, insistova në çështjen e Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë deklaratë për media pas takimeve disa orëshe të zhvilluara të hënën në Bruksel, përfshirë takimin e përbashkët me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Vuçiq i tha gazetarëve se takimi ishte “shumë i vështirë”. Kurti dhe Vuçiq zhvilluan të hënën takimin e radhës me ndërmjetësimin e shefit të politikës […]
Çitaku: Në Bruksel do të nënshkruhet “një status quo e re” për Kosovën
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka deklaruar se të hënën në Bruksel nuk do të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptoj njohje mes dy shteteve. “Shkurt, nesër do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më […]